INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MOTI I KEQ, nisin problemet e para. Bllokohet qarkullimi në disa rrugë si dhe aksidente në...

MOTI I KEQ, nisin problemet e para. Bllokohet qarkullimi në disa rrugë si dhe aksidente në...

Publikuar më: 15:03 18-11-2018

Me prishjen e motit filluan dhe problemet. Lagështira në rrugë ka sjellë probleme në qarkullimin rrugor duke shkaktuar edhe aksidente.

Në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të tunelit të Krrabës një tjetër mjet fuoristradë ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarëset, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë në Qafë-Thanë një fugon mallrash ka rrëshqitur si pasojë e lagështisë.

Gjithashtu vetëm një ditë më parë në qarkun e Elbasanit u regjistrua një tjetër aksident, ku një mjet u përplas me një autobus me nxënës e për pasojë një 25 vjeçar humbi jetën.
Edhe ARRSH ka dhënë sot informacion në lidhje me situatën e rrugëve. Situata më problematike shfaqet në Qarkun e Korçës si pasojë e reshjeve të borës.

Akset më problematike në këtë qark janë Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Kapshticë, ku trashësia e borës ka shkuar deri në 40 cm dhe qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë

Article Logic
Execution time: 0.0037357807159424