Moti i keq do të vijojë të paktën edhe ditën e sotme. Madje parashikohen dhe reshje të shoqëruara me breshër kryesisht në bregdet. Kjo do të thotë se zonat e përmbytura mund të rrezikohen sërisht.
Ndërsa në disa zona të kufizuara, parashikohen dhe rrufe. Duket se shiu do të ndalet të paktën për dy ditë të enjten dhe të premten, po s’do kemi fare siguri pas këtyre ditëve, pasi fundjava parshikohet sërisht me mot të keq. Ekspertët parshikojnë se intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojë probleme me rrëshqitjet në bllokimin e akseve të caktuara rrugore në zonat kodrinore-malore. Reshjet e shiut priten të shoqërohen edhe me ulje temperaturash me 3 gradë.