INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq. OSHEE plan masash për të garantuar furnzimin me energji

Moti i keq. OSHEE plan masash për të garantuar furnzimin me energji

Publikuar më: 15:42 04-01-2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) deklaroi sot se është në gatishmëri për të monitoruar situatën e krijuar në vend si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe bore. Nëpërmjet një deklarate për mediat, OSHEE ka bërë të ditur se “kompania OSHEE ka ngritur gatishmërinë për garantimin e furnizimit me energji të abonentëve dhe riparimin e çdo defekti që mund të krijohet në rrjetin e shpërndarjes, nga moti i keq”. Grupet e gatishmërisë po monitorojnë 24 orë pa ndërprerje pikat strategjikë te furnizimit me energji elektrike, sidomos spitalet, hidrovorët, institucionet e rëndësisë së veçantë dhe abonentët pa përjashtim. Deri më tani, nga të dhënat, 90 për qind e problemeve shfaqen në zonat rurale, me rrjet të amortizuar, prej 6 kV. OSHEE kërkon mirëkuptimin e abonentëve për problemet me furnizimin me energji që mund të shfaqen gjatë këtyre ditëve. Ndërkohë i garanton ata se impenjimi i punonjësve të kësaj kompanie do të jetë maksimal për eliminimin e çdo avarie në rrjet dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627