INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq 'paralizon' portet në vend. Probleme në Vlorë dhe Sarandë

Moti i keq 'paralizon' portet në vend. Probleme në Vlorë dhe Sarandë

Publikuar më: 10:00 15-12-2018

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar probleme në portet e vendit. Reshjet e shiut dhe era e forta kanë shkaktuar probleme në portin e Vlorës. Ka pasur permbytje dhe ankorim me 45 minuta vonesë të tragetit, ndërkohë që kushtet e vështira atmosferike në portin e Sarandës kanërë që të pezullohet linja me Korfuzin.

Të dhënat e fundit për situatën në porte

Në Portin e Durrësit, pavarësisht reshjeve të shiut, situata paraqitet normale.

Në Portin e Vlorës ka patur prezencë uji në afërsi të godinës së administratës por pjesa e terminalit ku përpunohen pasagjerët nuk ka probleme. Trageti u akostua me 45 minuta vonesë për shkak të kohës së keqe.

Në Portin e Sarandës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, linja Korfuz-Sarandë-Korfuz nuk do të operojë.

Në Portin e Shengjinit, nuk paraqiten probleme dhe puna vazhdon normalisht.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka sinjalizuar kapitenerite e porteve që të njoftojnë mjetet lundruese për përkeqësim të mundshëm të motit në orët në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.0025701522827148