INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq për festat

Moti i keq për festat

Publikuar më: 09:57 28-11-2016

Datat më të rëndësishme kombëtare do të festohen nën një mot aspak të favorshëm. Sinoptikanët njoftojnë se pjesa më e madhe e vendit do të karakterizohet nga vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh me përjashtim të ekstremit verior dhe jugor ku do të ketë vranësira dhe shira të dobët.
Gjatë pasdites si edhe në orët e mbrëmjes parashikohet largim i vranësirave dhe shirave duke bërë kështu që i gjithë vendi të jetë në ndikimin e kthjellimeve.
Po temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 2 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551