Moti i keq i shoqëruar me rrufe ka goditur një shtyllë elektrike afër një shkolle në Cërrik. Mësohet se 4 nxënës, janë lënduar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e një shkolle në fshatin Gostimë, Bashkia Cërrik.
Nga goditja e rrufesë janë këputur telat e korentit, të cilë kanë rënë në oborrin e shkollës duke rrezikuar edhe shumë fëmijë të tjerë. Fëmijët janë transportuar në spital.