Pas ditëve të nxehta vijojnë kapricot e stinës.Moti i keq me erëra të forta ka përfshirë një pjesë të Italisë duke shkaktuar edhe viktima.
Një 27-vjecare ka humbur jetën në Fiumicino ku cikloni ka spostuar makinën e saj Smart disa qindra metra duke i shkaktuar edhe vdekjen.
E gjithë zona e Fiumicinos është përfshirë nga era e fortë e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Ndërsa edhe një 72-vjecar u gjet i vdekur mes ujërave mbrëmjen e djeshme.
Mediat shkruajnë se i moshuari u gjet pak metra larg makinës së tij e cila ishte zhvendosur si pasojë e përmbytjeve.
Si pasojë e stuhive të shoqëruara me reshje shiu dëme janë regjistruar edhe në Romë, probleme jo vetëm në rrugë por edhe në ndërtesa.