INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MOTI I KEQ/ Pezullohen lundrimet në Vlorë, një pjesë e qytetit është pa...

MOTI I KEQ/ Pezullohen lundrimet në Vlorë, një pjesë e qytetit është pa...

Publikuar më: 11:29 30-10-2018

Moti i keq ka shkaktuar avari në Vlorë. Era e fortë dhe reshjet intensive, kanë bërë që të pezullohet lundrimi në port deri në orët e pasdites.

Burime nga kapiteneria kanë konfirmuar për mediet se moti pritet të qetësohet vetëm pas orës 16:00, gjithashtu në këto momente asnjë mjet lundrues nuk lejohet të dalë në det.

Era e fortë gjatë natës dhe mëngjesit të kësaj të marte ka shkaktuar dëme, me thyerje xhamash pranë stacionit të urbanëve. Në disa zona të qytetit mungon energjia elektrike.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594