INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq, pezullohen lundrimet në Portin e Durrësit

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Portin e Durrësit

Publikuar më: 18:52 24-10-2017

Moti i keq dhe dallgëzimi në det ka bërë që shumë tragete të ndërpresin lëvizjet e tyre në linjat Shqipëri –Itali dhe anasjelltas.
Zyrtarët e Portit të Durrësit kanë njoftuar se përgjatë 24 orëve nuk do të lejohen të dalin në det tragetet, pasi dallgëzimi në ujërat italiane dhe moti i keq e bëjnë të pamundur lëvizjen normale të trageteve.
Gjatë ditës së sotme duhej të ankoroheshin në port 2 tragetet të linjës së Barit, por për shkak të motit të keq në brigjet italiane nuk janë nisur nga shteti fqinj.Dallgët në det arrijnë deri në 8-9 ballë, ndërsa shpejtësia e erës në det të hapur arrin deri në 70 km /orë me drejtim veri-jug.

Article Logic
Execution time: 0.0039739608764648