INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MOTI I KEQ/ Pezullohet mësimi në disa shkolla të vendit, ja ku po bëhet 'pushim'

MOTI I KEQ/ Pezullohet mësimi në disa shkolla të vendit, ja ku po bëhet 'pushim'

Publikuar më: 12:04 10-01-2019

Ministria e Arsimit ka bërë me dije se për shkak të kushteve atmosferike të rënduara që vijojnë të jenë prezente në vendin tonë, disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë vendosur pezullim të përkohshëm të procesit mësimor në disa shkolla.

Sipas njoftimit të ministrisë, nga informacionet e raportuara nga Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore për datën 10 janar 2019, situata paraqitet si më poshtë:

Në 16 Drejtori dhe Zyra Arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe, është pezulluar procesi mësimor për të gjithë nxënësit.

Në 6 Drejtori dhe Zyra Arsimore, mësimi është ndërprerë në disa shkolla si: Shkodër në 28 shkolla, Gramsh në 4 shkolla, Vlorë në 2 shkolla, Lezhë në 3 shkolla, Kolonjë në 4 shkolla dhe Delvinë në 1 shkollë.

Në Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore: Elbasan, Peqin, Tiranë Qytet, Tiranë Qark, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, Mallakastër etj, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të reduktuara.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vijon të jetë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me institucionet e varësisë dhe drejtuesit e prefekturave për menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve atmosferike.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709