Moti i keq ka prekur gjithë vendin gjatë orëve të undit. Në Portin e Vlorës është pezulluar lundrimi detar për shkak të motit të keq. Sipas informacioneve, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka mbërritur në port, për shkak të motit të keq dhe dallgëve. Dallgët në det të hapur arrijnë deri në 7 ballë, ndërkohë për nisjen e punës në port do të ketë një njoftim të dytë nga autoritetit portual Vlorë. Edhe në Durrës është pezulluar puna në Port për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm dhe për anijet e peshkimit.