Moti i keq duket se ka mbërthyer vendin. Rreshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme të shumta në shumë qytete e fshatra të Shqipërisë.
Aktualisht situata është rënduar në Rrugën e Kombit, ku dëbora vijon prej disa orësh pa ndërprerje.
Një pjesë e këtij aksi, në Rrëshen-Kalimash është aktualisht tepër e vështirë për t’u kaluar për shkak të trashësisë së borës. Disa mjete të rënda të firmës mirëmbajtëse kanë shkuar në këtë segment dhe po punojnë për zhbllokimin rrugës.