Moti i keq ka përfshirë Tiranën ditën e sotme, i cili ka sjellë edhe pasoja. Për shkak të motit me stuhi ere, dhe rreshje shiu, janë rrëzuar pemë dhe është ndërprerë energjia elektrike në disa zona, siç duket në fotot e ardhura në redaksinë e intv.al.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka njoftuar se për shkak të motit është stakuar energjia në disa zona të Tiranës, si: Don Bosko, Komuna e Parisit.
Brigadat e punës së OSHEE kanë dalë në terren për të rregulluar problemet dhe për të rikthyer energjinë elektrike.