Çuditë e moti vitet e fundit po shoqërohen dhe me viktima. Së fundmi janë raportuar dhjetra persona të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur për shkak të rrufeve dhe stuhive në jug të Polonisë.
Dyshohet se të vdekurit janë turistë që po pushonin në malet Tatra.
Media polake shkruajnë se mes viktimave është dhe një fëmijë. Ngjarja e rëndë është pohuar dhe nga kreu i shërbimit të shëtimit në male.
“Kanë ndodhur disa vdekje në zona të ndryshme në malet Tatra prej stuhive të njëpasnjëshme”, ju tha gazetarëve, shefi i shërbimit të shpëtimit në male, Jan Krzysztof.
Për të ndihmuar njerëzit janë dërguar 4 helikopterë me ekipe të shpëtimit.