Moti me reshje të dendura shiu dhe rrufe i ka marrë jetën një gruaje në Fier dhe ka plagosur një tjetër. E plagosura mësohet se ka shumë djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital.
Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se dy personat kanë qenë në shtëpi kur një rrufe e fortë e ka goditur atë. Banesa ndodhej në zonën e njohur “Fermë Çlirim”. E vdekur në vend ka mbetur Bajame Vrenozi dhe një kushërirë e saj të cilat kanë qenë duke qëndruar në shtëpi në momentin kur rrufeja i ka goditur.