INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq, Shqipëria nën acar, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Kujdes në këto akse rrugore

Moti i keq, Shqipëria nën acar, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Kujdes në këto akse rrugore

Publikuar më: 09:28 13-01-2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit.

“Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir,” njofton ARRSH.

Ndërkohë në Rajonin Verior Shkodër, mësohet se kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

– Qafë Mali-Fierzë

– Ura e Cerenecit-Steblevë

– Qafë Bualli-Krastë

– Trebisht-Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir

– Kuben-Vasije

– Peshkopi-Qafë Draje

– Peshkopi-Ushtelencë

– Domaj-Draj Rec

– Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

– Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)

– Rruga Lunik –Steblevë

– Krujë-Sarisalltik

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore

Article Logic
Execution time: 0.003413200378418