INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq stakohen 11 fidera, ja zonat pa energji elektrike

Moti i keq stakohen 11 fidera, ja zonat pa energji elektrike

Publikuar më: 16:08 17-01-2016

Moti I keq që ka mbërthyer vendin gjatë 24 orëve të fundit ka sjellë pasoja edhe në furnizimin me energji elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dhënë një raport të detajuar në lidhje me situatën e furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin, ku vërehet ndërprerje e energjisë në disa zona të thella malore për shkak të motit të keq.

Sipas asaj që bën të ditur OSHEE, ekipet e saj me rreth 1867 punonjës nga 10 Drejtoritë Rajonale, janë në terren dhe po ndjekin me përparësi situatën e furnizimit me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve, pas problemeve të shfaqura në rrjetin elektrik të vendit me uljen e temperaturave dhe rikthimin e reshjeve intensive të shiut dhe borës në zonat malore. Deri më tani janë 11 fidera të stakuara, pikërisht prej këtyre problemeve, nga 35 që u evidentuan në mëngjes.

I gjithë stafi është i angazhuar në terren mbi bazën e një plani masash për të lokalizuar defektet dhe për t’i riparuar ato sa më shpejt të jetë e mundur. Avaritë kanë prekur rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë, të mesëm por edhe atë të ulët.

Zonat pa energji janë këto:

Rajoni Burrel: Arras, Fushe Çidhe, Lazrej, Mustafe, Kom. Arra, Bardhaj, Lufaj, Dierre.

Zona Lushnje: Komuna Ballagat.

Rajoni Durrës: Zona Golem, Hamallaj.

Rajoni Elbasan: Papër, Bradashesh, Lunik, Polis, zona Cërrunjë pjesërisht, Rrajcë, Orenjë, zona Stravaj.

Rajoni Fier: Lagja “Kryengritje” në qytetin e Fierit.

Zona Gjirokaster: Lazarat.

Rajoni Korçë: Cerravë, Vloçisht, Voskopojë, Liqenas, Buçimas, Trebinjë

Rajoni Kukës: Lekbibaj, Paç, Kam, Nikolicë, Mamëz, Suroj ,Vile.

Rajoni Shkodër:  Arrëz Miliska, Koman, Kelmend, rrethinat Lezhë

Rajoni Tiranë: Pjesërisht Mulleti, Shëngjergji, pjesërisht Zall Bastari.

Rajoni Vlorë: Gorishtë, pjesërisht Vranishti.

Article Logic
Execution time: 0.0040419101715088