INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq! Të udhëtoni përmes detit e rrezikshme

Moti i keq! Të udhëtoni përmes detit e rrezikshme

Publikuar më: 15:47 02-01-2019

Moti i keq ka detyruar Drejtorinë e Përgjithshme Detare të lëshojë një alarm. Nga dita e sotme e në vijim, pritet një mot i ftohtë dhe me erë të fortë që do shoqërohet me probleme për mjetet lundruese. 

Për këtë arsye Drejtoria Detare ka bërë këtë njoftim: “Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e mërkurë, 2 janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga erë e fortë dhe temperatura nën zero. Kjo situatë do të vazhdojë për disa ditë. Ju lutemi gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari lundrimore të kenë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme, që mund të vijnë si pasojë e motit të keq!”

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111