INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i keq, Xhaçka apel qytetarëve: Evitoni daljet e panevojshme gjatë 48 orëve në vijim, kush penalizohet

Moti i keq, Xhaçka apel qytetarëve: Evitoni daljet e panevojshme gjatë 48 orëve në vijim, kush penalizohet

Publikuar më: 17:09 09-01-2019

Ndërsa vendi është duke u përballur me të ftohtin dhe acarin, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një komunikim për mediat u shpreh se gjatë 48 orëve në vijim duhet të evitohen daljet e panevojshme.

Xhaçka nënvizoi se janë bllokuar zonat e thella në Kukës, Dibër, Elbasan, Shkodër.

Ministrja bëri apel që drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë dhe të zbatojnë udhëzimet, ndërsa paralajmëroi se do të penalizohen të gjitha kompanitë që nuk respektojnë kontratat me zhbllokimin e akseve.

“Akset kombëtare janë të qarkullueshme me përjashtim të Tepelenë –Gjirokastër dhe një pjesë në drejtim të Kakavijës. Në akset rurale, janë bllokuar zonat e thella, në Kukës, Dibër, Elbasan, Shkodër. Aktualisht në të gjitha qarqet e prekura nga dëbora po punojnë 100 mjete. Mbi 2000 efektivë të forcave të armatosura, OSHEE dhe shëndetësia është në gatishmëri.

Helikopterët janë në gatishmëri për të ndërhyrë nga ajri. I bëj thirrje firmave kontraktore në të gjitha bashkitë që të respektojnë kontratat me zhbllokimin e akseve. U bëj me dije kompanive që mund të mos respektojnë kontratat po monitorohen dhe do të penalizohen.

Respektimi i sinjalistikës është i nevojshëm për parandalimin e aksidenteve. Siguria e qytetarëve është misioni ynë, ndaj evitoni daljet e panevojshme nga banesat gjatë këtyre 48 orëve. Nëse keni nevojë për asistencë drejtohuni te pushtetin vendor, telefononi te numrat e emergjencave. Është detyrë kryesore e pushtetit vendor. Edhe drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirë dhe të zbatojnë udhëzimet”, u shpreh Xhaçka.

Article Logic
Execution time: 0.0042300224304199