INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti i pazakontë - Ja pse...

Moti i pazakontë - Ja pse...

Publikuar më: 15:55 15-02-2016

Vishuni lehtë, por mos harroni çadrat! Deri në fund të muajit shkurt moti do të jetë me shi, ndërsa temperaturat të larta, thuajse verore. Deri në mesin e javës moti, në zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe temperatura shumë të larta ndërsa zonat malore veriore do të rrezikohen gjatë këtyre dy ditëve të para të javës nga vranësira dhe shira lokale. Parashikohet, që nga e enjtja dhe e premtja të ketë vranësira dhe shira. Kurse në fundjavë do të dominojnë kthjellimet dhe vranësira të lehta.
Ndërkaq temperaturat do të jenë të larta si në vlerat e mëngjesit dhe në të mesditës duke bërë që ajo maksimale në rang vendi të jetë deri në 27 apo 28 gradë celsius. Një ulje e lehtë do të ndihet nga dita e enjte deri në fundjavë. Ajo që tashmë nuk është e zakontë është se temperaturat aktualisht janë gati 10 gradë mbi mesataret shumëvjeçare klimatike të shkurtit.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441