INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti keq në Durrës - Dy anije me pasagjerë mbeten në det!

Moti keq në Durrës - Dy anije me pasagjerë mbeten në det!

Publikuar më: 10:15 10-02-2016

Deti me dallgë si pasojë e erës së fortë ka sjellë probleme në portin e Durërsit. Dy anije po qëndrojnë në radë, pasi e kanë të pamundur që të ankorohen. Ato janë të linjës Bari - Durrës dhe kanë më shumë se 400 udhëtarë.
Edhe kapitaneria ka dhënë paraprakisht një urdhër për pezullimin e lëvizjeve të anijeve për shkak të detit të trazuar.
Në det të hapur, dallgët arrijnë deri në 8 ballë, çka e bën të pamundur lundrimin e anijeve e sidomos të peshkarexhave.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098