Reshjet e shiut dhe të dëborës do të rikthehen në Shqipëri. Pas ditëve të fundit me diell dhe të ftohta, pritet që reshjet të nisin në të gjithë vendin.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për të mërkurën.
Reshjet
Të mërkurë priten reshje lokalisht të dobëta gjatë pjesës së dytë të ditës.
Reshje në formë dëbore priten deri në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli).