Moti këtë pasdite mori një kthesë të papritur. Në të gjithë vendin nisën rreshjet e shiut dhe erë e fortë. Në Tiranë si pasojë e motit të keq pati trafik të rënduar. Ndërsa në Korçë, një kabëll i shtyllës së tensionit të lartë ka rënë mbi një automjet. Mësohet se shkëputja e kabullit ka ardhur si pasojë e motit të keq, por s'ka të lënduar, kurse makina ka pësuar dëmtime.
Përkeqësimi i motit ka 'goditur' edhe fierakët. Erërat e fuqishme ka rrëzuar disa pemë dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve në disa akse të qytetit.
Disa zona banimi në fshatrat e Fierit kanë mbetur pa energji elektrike, pasi era e fortë ka këputur disa kabllo të furnizimit me energji elektrike.
Sipas të dhënave meteorologjike, shpejtësia e erës ka shkuar 80-100 km/h.