INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti ndryshon sërish! Çadrat me vete…

Moti ndryshon sërish! Çadrat me vete…

Publikuar më: 09:36 20-11-2018

Bora këtë të martë i la vendin shiut, i cili ka zbutur dhe temperaturat. Sipas sinoptikanëve vijojnë vranësirat dhe shirat në të gjithë vendin. Më të dendura ato po bien në veri dhe zonat Juglindore të Shqipërisë.

Sa i përket reshjeve dëborës ato do të jenë me intensiet të ulët në zonat malore, kryesisht në verilindje të territorit.
Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në zonat veriperëndimore.
Temperaturat do të jenë të paktën 2-4 gradë më të larta.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375