Korriku ka hyrë me temperatura të larta. Dhe sot në ditën e dytë të muajit parashikimet e sinoptikanëve flasin se dita do të jetë e nxehtë dhe termometri do të shënojë temperatura të larta në të gjithë vendin deri 40 gradë.
Ndërsa era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0.5–1.0 metër në det të hapur.
Përgjatë ditës temperaturat do të vijojnë të rriten për të kulmuar në orët e drekës.
Ja sa do jenë temperaturat minimale dhe maksimale:
-Zonat malore 15/35°C
-Zonat e ulëta 18/40°C
-Zonat bregdetare 23/36°C