INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti në fundjavë na la pa plazh/ Po sot a do jetë i favorshëm?

Moti në fundjavë na la pa plazh/ Po sot a do jetë i favorshëm?

Publikuar më: 08:26 15-07-2019

Të dyja ditët e fundjavës nuk kanë qënë shumë të favorshme për plazh, për shkak të shiut dhe erës së fortë. Po dhe dita e sotme sipas sinoptikanëve do të shoqërohet nga moti i paqëndrueshëm, ku pjesa e parë e ditës do të ketë mot të kthjellët me vranësira kalimtare ndaj disa orë plazh dhe mund t’i bëni. Po pasditja sërish s’do jetë aspak e favorshme.

MeteoAlb parashikon se në pjesën e dytë të ditës do të ketë rrebeshe shiu në zonat malore, por dhe në verilindje dhe juglindje të vendit.
Pritet që temperaturat e ajrit të ulen lehtë në mëngjes dhe të rriten paksa nga mesdita, duke u luhatur nga 12 gradë celsius deri në 32 gradë celcius.

Ndërsa era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km /h nga drejtimi verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045061111450195