Sipas Institutit të Gkeoshkencave, ditën e sotme priten reshje, në përgjithësi, të dobëta në disa qarqe të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 31 °C
në vendet e ulëta: 22 / 34 °C
në vendet malore: 17 / 27 °C.
ERA
Sot era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve sidomos në bregdet.