INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moti per sot/ Rikthehen vranësirat dhe reshjet gjatë këtyre ditëve

Moti per sot/ Rikthehen vranësirat dhe reshjet gjatë këtyre ditëve

Publikuar më: 07:45 05-03-2019

Mbetemi nën dominimin e vranësirave të dendura duke gjeneruar shi në territor, më të dukshme paraqiten në Veri-Lindje të vendit.

Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit duke ri-kthyer kthjellimet në veri dhe qendër duke përjashtuar zonat Juglindore, të cilat mbeten me vranësira të dendura.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlera ekstremale ditore nga 2 gradë celsius deri në 20 gradë celsius.

Article Logic
Execution time: 0.0023829936981201