Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me temperatura në rritje. Alternime vranësirash do të ketë në jugun e Shqipërisë, ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të lehta të shiut në qytetet e Korçës dhe Gjirokastrës dhe Ersekës.
Sipas Meteoalb, temperaturat minimale do variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 27ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 31 ºC dhe në zonat bregdetare nga 24ºC në 33ºC.
Për tre ditët në vijim, pritet një mot i kthjellët dhe me temperatura në rritje.