Moti do të jetë kapriçioz sot. Sinoptikanët parashikojnë që kjo ditë të dominohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë deri në mesdite e më pas pritet të ketë dhe vranësira. Kryesisht shi do të bjerë në zonat malore, por rrezikon dhe juglindja. Ndërsa orët e pasdites do të rikthejnë kthjellimet në territor dhe kështu do të vijojë deri në orët e para të së premtes.
Temperaturat e ajrit do të sjellin një tjetër rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke bërë që maksimumi në rang vendi të shkojë në 34 gradë C.