IN SPORT
Motoçiklizmi në ankth për Max Biaggin, aksident i rëndë në pistë! [FOTO]

Motoçiklizmi në ankth për Max Biaggin, aksident i rëndë në pistë! [FOTO]

Publikuar më: 14:31 09-06-2017

Pas ndarjes nga jeta të Nicky Hayden, një tjetër kampion i garave është në gjendje të rëndë.

Nuk ka paqe për botën e motoçiklizmit. Këtë herë bëhet fjalë për pilotin italian, Max Biaggi, i cili ka pësuar një aksident të rëndë dhe është shtruar menjëherë në spitalin San Camillo të Romës me emergjencën e kodit të kuq. Ai pësoi një aksident me motorrin e tipit supermotard në pistën e Sagittarios në Latina. Biaggi u transportua direkt me helikopter ndërkohë që gjendja e tij është shumë e rëndë. Sportmediaset bën me dije se bëhet fjalë për një traumë të fortë në kafazin e kraharorit dhe në shtyllën kurrizore.

biagggi.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034801959991455