BMW ka lancuar motorin e ri, që nuk bie asnjëherë dhe që mbetet gjithmonë ngritur falë një sistemi ‘Self Balancing’ që mban gjithmonë ekuilibrin, si gjatë lëvizjes ashtu edhe kur ndalon.
Kjo është ideja e BMW për lëvizjen e së ardhmes, e cila vjen pas veturave vizionare të BMW, Mini dhe Rolls-Royce.
“Motori i së ardhmes është aq i sigurt sa shoferët mund t’i japin pa helmetë por duke mos vënë në rrezik jetën e tyre”, thotë krijuesi i motorit Edgar Heinrich.
Firma gjermane e makinave e lançoi Motorrad Vision Next 100, për 100 vjetorin e krijimit të saj.