Luka Modric, pas ”Topit të Artë” të fituar në Kupën e Botës, është emëruar edhe lojtari më i mirë i vitit nga UEFA dje, por këtë nuk e pritën mirë të gjithë.Kroati mposhti ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah në këtë garë, pasi e përfundoi sezonin e kaluar me titullin e Champions Leagues.
Modric nuk arriti të triumfonte në Kupën e Botës me Kroacinë, megjithatë, paraqitjet e tij ishin impresive.Por, motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro, nuk ishte e lumtur me vendimin e UEFA-s për ta injoruar vëllaun e saj dhe t’ja jepte këtë çmim mesfushorit kroat.Ronaldo, gjithashtu, kishte një sezon fantastik në Champions League sezonin e kaluar, duke shënuar 15 gola në 12 ndeshje për Real Madridin.
Portugezi tani luan për Juventusin, dhe dje nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e UEFA-s në Monako, ku shorti i Champions Leagues u hedhë.Pas ceremonisë, Aveiro postoi një foto që krahason Ronaldon dhe Modric, për të treguar se kroati ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar një asistim në 11 ndeshje në CL sezonin e kaluar.