Prishja e marrëdhënies së Noizyt dhe Encës, sigurisht ka prekur edhe motrën e kësaj të fundit.
Uindi edhe pse nuk përflitet shpesh në media, herën e kaluar ishte në qendër të vëmëndjes pasi publikoi një video ku po dëgjonte dhe lëvizte nën ritmet e këngës së rivalit të ish bashkëpunëtorit të motrës së saj, Stresit. Dhe kjo pikërisht menjëherë pasi Noizy përjashtoi Encën nga grupi OTR.
Megjithatë Uindi nuk ka vonuar me përgjigjen e saj kundër portaleve. “Mos i merrni kaq seriozisht postimet e mia. Nuk kam lidhje me showbiz-in dhe ajo ishte një koinçidencë. Mos urreni”, shkruan ajo. Me këtë postim Uindi lë të kuptohet se nuk ka asgjë personale me reperin i cili prishi marrëdhënien me motrën e saj.