Motra e Harry Styles, Gemma deklaron se mamaja e tyre është e dhunuar!
Fjalë të tilla vijnë pasi kjo e fundit u bë viktimë e hacker-ave. Por duket se problemit në fjalë nuk mund t’i shpëtonte as ylli i One Direction. Foto private të tij, nga periudha e pushimeve në jaht me Kendall Jenner, kanë rrjedhur në internet, menjëherë pasi dikush shënjestroi mamanë e tij Anne Cox. Çështa është se dhe kjo e fundit ishte e pranishme në pushimet e këngëtarit britanik dhe modeles 20 vjeçare, duke shkrepur kështu shumë nga fotot. Anne tashmë ka mbyllur profilin e saj Twitter, ndërsa Gemma Styles i është kundërvënë të gjithëve në botën virtuale për çfarë ka ndodhur. Harry dhe Kendall nuk kanë komentuar ende. Nuk e dimë pse modelja bukuroshe po ngurron, por ndoshta artisti 22 vjeçar ndjehet paksa hezitues pasi motra e tij akuzoi çdo person të mundshëm për “fatkeqësinë” që i kishte ndodhur mamasë së tyre.