INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motra e Mariah Carey është një prostitutë që po vdes nga HIV, ajo e injoron plotësisht! [FOTO]

Motra e Mariah Carey është një prostitutë që po vdes nga HIV, ajo e injoron plotësisht! [FOTO]

Publikuar më: 11:02 02-09-2016

Një tërmet i vërtetë në familjen Carey!

Marrëdhënia e keqe ndërmjet divës së muzikës Mariah Carey dhe motrës së saj Alison është një fakt i njohur pasi ato nuk kanë folur me njëra-tjetrën që nga viti 1994. Pak kohë më parë Alison Carey i ka kërkuar të motrës që mos ta braktisë pasi ndodhet në një situatë shumë të vështirë. Dhe historia duket se ka degraduar që atëherë. Së fundmi 55 vjeçarja është liruar me kusht pasi u kap ndërkohë që prostituonte në rrugët e New York. Si të mos mjaftonte kjo, mësohet gjithashtu se ajo është diagnostikuar si pozitive ndaj virusit HIV. Por deri tani asnjë fjalë nga ana e Mariah. Kjo ka shkaktuar tërbimin e vëllat të saj Morgan, i cili ka deklaruar se këngëtarja e shumë hiteve ka qenë gjithmonë egoiste dhe nuk i është bërë vonë për askënd përveç vetes. Ai i ka bërë apel që ta ndihmojë motrën e tyre e cila po jeton mjerueshëm fundin e jetës. Më parë Alison ka treguar se në periudhën para se Mariah të bëhej e famshme, ajo ka punuar si prostitutë për të nxjerrë jetesën e familjes. Ndërsa sot që artistja 47 vjeçare vlen plot 510 milionë dollarë e ka braktisur plotësisht motrën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0023579597473145