Bukuroshet e ekranit Viola dhe Petrula Spiro janë dy motra të njohura për publikun shqiptar.
Ato gjithmonë kanë treguar se marrëdhënia e tyre është për t’u admiruar dhe në çdo moment të jetës së tyre janë bashkë.
Petrula sot ka ditëlindjen dhe ‘Instagrami’ i Violës është mbushur me fotot e saj.
Moderatorja ka publikuar disa foto në ‘instastory’, duke zgjedhur ta urojë publikisht motrën e saj më të vogël. Ajo mbishkruan në secilën prej tyre nga një dedikim ku zbulon edhe emrin që e thërret me përkëdheli. Ajo tregon se 'emri i dytë' i Petrulës është Tui Tui./intv.al/