Aktori i njohur Olsi Bylyku festoi ditëlindjen e tij të 24. Olsi kishte mbledhur miqtë në një festë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Gjatë mbrëmjes, partnerja e tij, Egli dhuroi një performancë, por në sy ra barku i saj i rrumbullakosur.
Në rrjet qarkulloi një video, ku Egli shfaqet duke interpretuar në skenë, por barku i duket më i madh sesa jemi mësuar ta shohim në fotot që publikon në rrjetet sociale.
Motra e Olsit i ka shtuar edhe më shumë dyshimet me postimin e saj Ajo ka publikuar një foto të Elgit duke kërcyer me një vogëlushe dhe shkruan: “1,2,3 prova. Duke u bërë hallë”.