Rita Ora , nuk lë rast pa treguar sa e lidhur është me familjen, e në mënyrë të veçantë me motrën.
E dimë të gjithë nga përvoja që pavarësisht se sa shpesh grindemi, një motër mbetet gjithnjë shoqja më e mirë. Kjo vlen edhe në rastin e Ritës dhe Elenës që kanë kaluar një mbrëmje tipike “vajzash”, teksa kjo e fundit është kujdesur t’i krehë flokët motrës së famshme. Elena është kthyer kështu për disa momente në parukieren personale të këngëtares që u përfol se ishte “Becky with the good hair”. Mos ndoshta Elena di diçka që ne nuk e dimë dhe Rita nuk e thotë?! Epo vajzat pikërisht në momente si këto i rrëfejnë edhe sekretet më të mëdha…