INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Motra ime...'! Dikur Rozana Radi këndonte me Noizyn, sot Stresi i thotë fjalët më të ndjera! Ja arsyeja [FOTO]

'Motra ime...'! Dikur Rozana Radi këndonte me Noizyn, sot Stresi i thotë fjalët më të ndjera! Ja arsyeja [FOTO]

Publikuar më: 11:20 29-06-2019

Mesa duket midis këngëtarëve paska një raport shumë miqësor dhe kjo duket në komentet që ato i kanë bërë njëri tjetrit.

Pak ditë më parë këngëtarja Rozana Radi publikoi një status në Instagram ku tregonte se e kishte mbërthyer një ndjenjë faji që nuk kishte dëgjuar fjalët e babit të saj.

'Jam mërzitur për babain i cili më thonte të kisha kujdes për veten’. Ah sikur të kisha mundësi ta lajmëroja se e humba veten ditën kur ai u largua’ shkroi në postim Rozi.

Por, pikërisht në këtë postim bie në sy komenti i reperit të njohur Stresi, që pak kohë më parë doli nga burgu.

“Prindërit na falin shumë gjëra në jetë, të cilat shpesh nuk i vlerësojmë, deri në ditën që ata nuk i kemi më pranë. Të gjithë thonë se do të bëhet më e lehtë, të gjithë thonë do ta kalosh.Gjithçka që di është se zemra akoma na dhemb , behu e forte sepse ti je e tille motra ime,”– shkruan Stresi.

Komentit kaq prekës të Stresit, Rozana i është përgjigjur:

“Të kam xham sepse ti i do pa kushte nënën dhe babain dhe të vlerësoj shumë për këtë. Kam parë si sillesh me nënën dhe sa e lumtur është ajo me ty,”– i përgjigjet Rozana Radi reperit.

4tebher.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023980140686035