INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Motra ime jeton nëpër filma …'/ Alban Ramosaj flet për herë të parë për raportin Beatrix-Donald: ‘E vërteta …’

'Motra ime jeton nëpër filma …'/ Alban Ramosaj flet për herë të parë për raportin Beatrix-Donald: ‘E vërteta …’

Publikuar më: 15:29 09-12-2021

Së fundmi i ftuar në “Pardon My French” ishte Alban Ramosaj dhe një nga temat më të diskutuara është hyrja e motrës së tij, Beatrix Ramosaj në shtëpinë e famshme dhe kjo akoma më shumë për raportin shumë të afërt të saj me Donald Veshajn. Një marrëdhënie shumë e përfolur, që më në fund komentohet nga vëllai i këngëtares, Albani.

“Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të…”, u shpreh Albani.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051