INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motra Kardashian i jep një mundësi tjetër marrëdhënies së dështuar! [FOTO]

Motra Kardashian i jep një mundësi tjetër marrëdhënies së dështuar! [FOTO]

Publikuar më: 09:56 02-12-2016

Me siguri është një mrekulli Krishtlindjeje, ose një plan i mirëmenduar marketingu!

Kourtney Kardashian dhe Scott Disick duket se kanë vendosur që t’i japin marrëdhënies së tyre edhe një shans tjetër. Çifti nuk është treguar kurrë i qëndrueshëm dhe gjithmonë është ndarë dhe ribashkuar, por këtë herë dukej se bëhej fjalë për një krisje përfundimtare. Megjithatë duket se nuk ishte e thënë dhe arsyeja janë 3 fëmijët që i kanë lidhur një herë e mirë me njëri-tjetrin. Fillimisht kishin qëndruar miq duke u frekuentuar rregullisht për hir të fëmijëve, ndërsa tani kanë vendosur që ta provojnë përsëri qëndrimin bashkë. Mësohet se një afrimitet i tillë ka ardhur si pasojë e ndryshimit rrënjësor të Scott, i cili ka hequr dorë nga festat e tërbuara dhe ka qëndruar larg titujve kryesorë të mediave të skandalit.

scot-kourt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494