Bora është një ndër moderatoret sportive më seksi në Shqipëri, për ta vërtetuar këtë gjë mjafton të futesh në profilin e saj në Instagram dhe vërehet qartë se ajo merr shumë like dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj.
Ndodh që yjet e shoëbizit shqiptar ndonjëherë të kenë ngjashmëri në pamje me personazhet që kanë famë ndërkombëtare.
Megjithatë, s’na kishte shkuar mendja tek ngjashmëria e Bora Zemanit me Kendall Jenner deri në momentin që moderatorja shqiptare e zbuloi vetë në Instagram.
Teksa në sfilatën e fundit të “Class Fashion Show 2018”, Bora Zemani eci në pasarelë me fustan të bardhë, look-u i saj me flokë të kapura dhe syze dielli të tipit “cateye” i jepnin bukuroshes së ekranit një pamje më rrok.
Pikërisht me këtë pamje ajo dukej identik si Kendall Jenner.
“Na zbuluan motra”, ka shkruar me shaka Bora lidhur me ngjashmërinë me Kendall kur një ndjekës i saj e ka konstatuar ngjashmërinë.