Duket se në familjen e Hajdarit ka mendime të ndryshme për dorëzimin e mandatit.
Teksa Rudina Hajdari ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me pozicionin e saj në Kuvend, duke dalë në këtë mënyrë kundër partisë, vëllai i saj është shfaqur përkrah Lulzim Bashës në protestën e sotme.
Kujtojmë që vetë kreu i PD-së ka paralajmëruar motrën e tij me përjashtim nga partia, por si duket pavarësisht kësaj Kiri nuk është ndikuar që të mos jetë i pranishëm në protestë.
Nga ana tjetër Hajdari u shpreh në rrjetet sociale se është konsultuar me SHBA dhe BE dhe se shumë shpejt do ta bëjë publike vendimin e saj.