INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motrat Hadid, CIAO! Së shpejti do jenë motrat shqiptare LIPA ato që do rrëmbejnë vëmendjen e të gjithëvë, mediat botërore shkruajnë për suksesin e motrës së DUA-s!

Motrat Hadid, CIAO! Së shpejti do jenë motrat shqiptare LIPA ato që do rrëmbejnë vëmendjen e të gjithëvë, mediat botërore shkruajnë për suksesin e motrës së DUA-s!

Publikuar më: 19:12 13-06-2019

Dua Lipa padyshim është një nga këngëtaret, e cila po na bën të gjithëve krenarë si komb me arritjet e saj në botë.

Ajo është gjithashtu edhe fituesja e dy çmimeve Grammy, së fundmi dhe një nga artistet më të dëgjuara në platformat muzikore. Mirëpo edhe motra e saj është bërë shumë e njohur dhe duket se famën do ta krijojë jashtë hijes së këngëtares.

Së fundmi është mësuar se motra e Dua-s, Rina ka bashkëpunuar me një firmë amerikane veshjesh, për lançimin e produkteve të reja. Rina ka dizajnuar 30 veshje të ndryshme për ‘brand-in’ e njohur, ku të gjithë njerëzit mund të gjejnë diçka që mund t’ju përshtatet. Mediat e njohura botërore kanë shkruar artikuj të ndryshëm për këtë bashkëpunim, duke treguar se motra e Dua-s pak nga pak po bëhet pjesë e industrisë së modës. Revista ‘Vogue” në një artikull të saj përmendte të gjithë shembujt si Bella Hadid, Stella McCartney dhe Fran Summers, që si motrat e vogla të familjes kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në këtë industri.

190506_ng_rina_look2__415_rt.jpg

Kjo gjë e ka bërë shumë krenare Dua-n, sepse ajo nuk është menduar dy herë ta shpërndajë lajmin me gjithë botën. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram-in’ e saj disa artikuj që janë shkruar për Rinën, për të treguar se ndjehet shumë e lumtur si motër më e madhe.

“Mbretëresha ime, jam shumë krenare për ty. Mund të bërtasë me të madhe”, ka shkruar Dua bashkangjitur njërit prej artikujve. Siç duket shumë shpejt nga familja e Dua-s do të kemi dhe një tjetër personazh, që do të bëjë krenarë shqiptarët në mbarë botën.

2.1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654