Lori dhe Sara këtë herë kanë shprehur një falenderim të veçantë për këngëtaren shqiptare.
Motrat Hoxha kanë qenë të ftuara në “Master Clas Tirana” të make up artist-it të Kylie Jenner, Ariel. Në eventin e zhvilluar nuk mund të mungonin mjaft personazhe publikë të cilët e panë nga afër talentin e tij. Dy trashëgimtaret e Top Channel kanë mbetur të kënaqura nga ftesa dhe eksperienca interesante ndaj edhe nuk kanë kursyer një tufë me trëndafila dhe një pusullë falenderimi për Anxhelina Hadërgjonajn e cila luajti rol kryesor në ardhjen e Arielit në Shqipëri duke qenë se ky i fundit është edhe miku i saj. Ndërsa organizatori i master clas-it ishte bashkëshorti i Agnesa Hadërgjonajt. /intv.al/