Motrat Hoxha i kanë nisur shumë shpejt pushimet këtë vit por jo sëbashku!
Ato kanë shkuar në destinacione të ndryshme të shoqërura nga partnerët e tyre. Intenerari i Lorit dhe Visit është “Los Angeles-Meksikë-Los Angeles”, ndërkohë që Sara dhe Ledioni ishin në Singapor, ku festuan dhe ditëlindjen e moderatorit të njohur.
Por siç duket, kjo distancë ka bërë që motrat të ndjejnë mall për njëra-tjetrën. Kjo kuptohet qartë nga komenti i Sarës në foton e publikuar nga Vis Bajraktari
‘Na ke harru fare mo Vis, ja se po nisemi...’-shkruan Sara.
Visi ia ktheu në mënyrën më të mirë të mundshme, duke bërë një ftesë të hapur, por të kenë kujdes pasaportat.