Sot Shqipëria dhe shqipëtarët festojnë anëmbanë botës dhe motrat Istrefi kanë zgjedhur të festojnë për Ditën e Flamurit në Greqi. Ato kanë publikuar vazhdimisht foto gjatë ditës së sotme dhe në shumë prej tyre kanë treguar se po festojnë.
Madje në një fotografi të postuar nga Era, të dyja shihen me plis në kokë duke bashkuar duart për të bërë shqiponjën Era ka shkruar: “Krenarë kudo që jemi”, por fansat e sajë grekë nuk e kanë pëlqyer aspak dhe e kanë cilësuar si provokim këtë dhe mungesë respekti.