INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motrat Istrefi po 'çmendin' Instagramin me foton e parë të klipit të tyre dhe sapo na kujtuan këto dyshe ikonike botërore [FOTO]

Motrat Istrefi po 'çmendin' Instagramin me foton e parë të klipit të tyre dhe sapo na kujtuan këto dyshe ikonike botërore [FOTO]

Publikuar më: 12:11 05-04-2019

Është folur gjatë për bashkëpunimin e parë të motrave Istrefi dhe shumë nga fansat e tyre po presin me pa durim klipin e tyre.

Motrat Istrefi kanë publikuar vazhdimisht në rrjete sociale copëza të shkëputura nga videoklipi i tyre ku kanë zbuluar pamjen dhe veshjen e tyre.

Por së fundmi Era Istrefi i ka lënë të gjithë ndjekësit e saj me 'gojën hapur' me posterin e klipit të ri.

Fotoja e zjarrtë ka marë me mijëra pëlqime në vetëm pak minuta pas publikimit, dhe për këtë duhet të “fajësojmë”, paraqitjen shumë seksi të dy motrave.

Në foto, Era dhe Nora shihen të veshura me një body të zi dhe të bardhë që u tregon mjaft mirë trupin e palestruar dhe format perfekte.

Siç shihet të dyja vajzat i kanë bërë flokët gërshet dhe në fund i kanë kapur bashkë.

Kjo paraqitje na kujtoi menjëherë dyshen e famshme Jennifer Lopez dhe Iggy Azalea me klipin e famshëm “Big Booty”.

q3wergtw3e5rgt.jpg

Dhe në fakt në foto na ranë në sy të pasmet gjigante alla Kardashian të Norës dhe Erës, që kanë pozuar të lidhura nga gërsheti i gjatë i flokëve të tyre.

Këtë gërshet ia kemi parë shpesh divës, Beyonce e cila mund të jetë ndër të parat femra të famshme që ka sjellë trendin e këtij modeli.

wfw3erg.jpg

E gjithashtu gërshetat e lidhur na kujtuan dhe një dyshe tjetër ikonike, Gigi Hadid dhe Kendall Jenner. 

hbebe5.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936