INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motrat Kardashian

Motrat Kardashian "ngelin thatë", në gjyq për 200 milionë dollarë

Publikuar më: 11:02 22-03-2016

Tre motrat Kardashian, Kim, Khloe dhe Kourtney kanë përfunduar në gjyq për vlerën e frikshme prej 200 milionë dollarësh.

Gjithçka për të cilën bëhet fjalë është linja e tyre e makeup, “Kardashian Beauty”. Hillair Capital Management është kompania që e shpëtoi linjën e motrave të përfolura, kur kjo e fundit po falimentonte, duke investuar në të bukurinë e 10 milionë dollarëve. Fillimisht kjo linjë ishte emërtuar “Khroma Beauty” dhe ishte krijuar në bashkëpunim me kompanië Boldface. Problemet nisën një vit më vonë kur një gjykatës i ndaloi vajzat që të përdorni emrin “Khroma” dhe kështu ata e ndryshuan në “Kardashian Beauty”. Këtu Boldface po lëkundej në vendimet e saj derisa u ble nga HIllair Ccapital Management, të cilët investuan gjithashtu dhe 10 milionë dollarët e famshëm.

Por duket se Kardashianët nuk e kanë mbajtur pjesën e tyre të ujdisë, duke mos e reklamuar aspak linjën tek miliona ndjekësit e tyre. Tashmë kompania në fjalë kërkon 10 milionëshin e tyre mbrapsht, plus 190 milionët që ata vlersojnë se duhet të kishin fituar deri tani. Fundja, nuk është në stilin Kardashianq ë t’i bëjnë gjërat sipas rregullave, apo siç duhet.

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166